Kur kanë mbetur katër orë deri në fillim të ndeshjes, kjo është atmosfera para hotelit ku po qëndrojnë yjet e Kosovës

Kur kanë mbetur katër orë deri në fillim të ndeshjes, kjo është atmosfera para hotelit ku po qëndrojnë yjet e Kosovës

Sport nëntor 14, 2019 - 16:52
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen më të rëndësishme në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

“Dardanët” do të përballen në një ndeshje jetësore me Republikën e Çekisë, raporton Zëri.info.

Ndeshja e vlefshme për grupin A do ta vendosë fatin e të dyja skuadrave për një kualifikim eventual në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Momentalisht, në grupin A, Çekia zë vendin e dytë me 12 pikë, kurse Kosova renditet në vendin e tretë me 11 sosh.

Përkrahja është e madhe për Kosovën edhe në Plzen.

Kanë mbetur edhe rreth katër orë deri në fillimin e ndeshjes së shumëpritur në ‘Doosan Arena’.

Atmosfera te hoteli ku po qëndrojnë futbollistët e Kosovës është mbresëlënëse.

“Dardanët” janë duke i mbajtur vazhdimisht në humor të mirë djelmoshat e Bernard Challandes para ndeshjes.

Ndryshe, ndeshja e sotme mes Republikës së Çekisë dhe Kosovës zhvillohet nga ora 20:45 në ‘Doosan Arena’./Zëri.info