Shtrohet dreka zyrtare para ndeshjes Çeki - Kosovë, u shkëmbyen edhe dhurata

Shtrohet dreka zyrtare para ndeshjes Çeki - Kosovë, u shkëmbyen edhe dhurata

Sport November 14, 2019 - 16:25
Zbuloni detajet

Në prag të ndeshjes tejet të rëndësishme për kualifikimet e Evropianit 2020, Çeki – Kosovë, e cila zhvillohet sonte në “Doosan Arena” në Plzen, krerët e Federatës së Futbollit të Republikës së Çekisë sipas traditës kanë shtruar drekë zyrtare për delegacionin e FFK-së në krye me presidentin Agim Ademi, nënkryetarët Bakir Burri e Agim Dibrani, anëtarin e KE-s, Ilaz Mjaku dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu si dhe delegatin e UEFA-s, Anton Fagan, njofon FFK, përcjell Zëri.info.

Presidenti i federatës çeke, Martin Malik i ka shprehur mirëseardhje delegacionit të FFK-së në Plzen, teksa ka përgëzuar presidentin Agim Ademi që Kosova si një vend i vogël ka arritur të ketë suksese dhe kaq shumë entuziazëm në futboll.

Gjatë këtij takimi krerët e të dyja federatave kanë theksuar rëndësinë që ka kjo ndeshje për të dyja kombëtaret, teksa kanë uruar që gjithçka të kalojë në frymën e rivalitetit sportiv.

Po ashtu u bisedua edhe për zhvillimin e futbollit në të dyja shtetet si dhe për mënyrën e organizimit të ligave dhe klubeve, derisa në fund të drekës si zakonisht u shkëmbyen dhurata nga krerët e të dyja federatave. /Zëri.info

Image

Image

Image

Image

Image