Plzeni ‘ndizet’ nga ‘Dardanët’, kjo është atmosfera e tyre në rrugët e qytetit çek

Plzeni ‘ndizet’ nga ‘Dardanët’, kjo është atmosfera e tyre në rrugët e qytetit çek

Sport November 14, 2019 - 14:39
Detajet

Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e saj të shtatë në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian të vitit 2020, raporton zeri.info

Verdhekaltrit do të përballen në udhëtim te Republika Çeke, ndeshje kjo që do të luhet në Plzen dhe do të fillojë nga ora 20:45.

Tashmë tifozët kosovarë kanë filluar ta “ndezin” qytetin çek.

Ata kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në afërsi të hotelit ku po qëndron ekipi i Kosovës.

Ndërkohë, policia çeke është në përcjellje të tyre në çdo hap./Zëri