Çekia dhe Kosova ndeshen sonte, moti në Plzen duket i papërshtatshëm

Çekia dhe Kosova ndeshen sonte, moti në Plzen duket i papërshtatshëm

Sport November 14, 2019 - 10:34
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës sonte nga ora 20:45 e zhvillon ndeshjen e parafundit në eliminatorët për Kampionatin Evropian 2020, ku ndeshet me Çekinë.

Gjithçka duket gati në qytetin e Plzenit aty ku do të zhvillohet edhe kjo ndeshje që po pritet me shumë kureshtje.

Pengesa më e madhe e kësaj sfide është moti. Ndeshja pritet të zhvillohet nën një mot të ftohtë ku temperaturat do të jenë nën 0 gradë, raporton Zëri.info nga Plzeni.

E mira është se shi nuk ka dhe nuk parashihet të ketë as gjatë ndeshjes.

Gjithsesi, atmosfera në ekipin e Kosovës duket të jetë shumë e "nxehtë" dhe lojtarët janë të gatshëm të sfidojnë gjithçka vetëm për të dalë triumfues nga kjo përballje historike./Zëri.info

Image

Image