E ofenduan rëndë, ky është reagimi i nënës së yllit të Romës

E ofenduan rëndë, ky është reagimi i nënës së yllit të Romës

Sport nëntor 14, 2019 - 10:26
Detajet

Nëna e futbollistit Nicolo Zaniolo, Francesca Costa ka reaguar ndaj disa thirrjeve seksiste që iu drejtuan asaj gjatë një ndeshje, transmeton zeri.info

Ajo ishte fyer në humbjen e Romës 2:0 nga Parma të dielën e kaluar.

Tifozët e Parmës bërtitën: “La mamma di Zaniolo e una putana (Nëna e Zaniolos është një k*rvë)”.

Ndërkohë, ajo i është përgjigjur këtyre thirrjeve, duke thënë: “Thirrjeve seksiste ne i përgjigjemi me një buzëqeshje. Gjithmonë”./Zëri