Mediet çeke: Ndeshja kundër Kosovës mund të shpërthejë në thirrje politike

Mediet çeke: Ndeshja kundër Kosovës mund të shpërthejë në thirrje politike

Sport November 14, 2019 - 10:00
Detajet

Kosova do të përballet sonte në udhëtim te Republika Çeke në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020, transmeton zeri.info

“Ndeshja e futbollit mes Republikës Çeke dhe Kosovës, që është vendimtare për kualifikimin në Kampionatin Evropian, gjithashtu mund të sjellë diçka tjetër. Disa prej thirrjeve të tifozëve ‘Kosova është Serbi’ gjatë ndeshjeve me ekipet serbe, jo vetëm që mund të mërzisë tifozët dhe lojtarët e mysafirëve, por gjithashtu të çojë drejt një dënimi nga UEFA dhe në raste ekstreme,përjashtimi”, shkruan mediumi serb “idnes.cz”.

Frika nga thirrjet politike të tifozëve çekë ndaj Kosovës, ka bërë që edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Çekisë, Martin Malik të dalë me një kërkesë ndaj tyre.

“Do të doja të kërkoja nga të gjithë tifozët e futbollit në Republikën Çeke që ta mbajnë veten nga thirrjet politike, fjalimet, veprat, qoftë verbale në formë të banerëve apo mbishkrimet për Kosovë sepse unë besoj së gjëja e fundit që ndokush do të dëshironte, është një pikë penalizuese kundër ekipit kombëtar çek, që sigurisht do të nënkuptonte mos pjesëmarrjen tonë në Evropian”, ka thënë Malik./Zëri