Lakers, bindës ndaj Warriors

Lakers, bindës ndaj Warriors

Sport November 14, 2019 - 09:21
Detajet

LA Lakers ka shënuar fitoren e radhës në NBA, duke triumfuar në shtëpi ndaj Golden State Warriors me rezultat 120:94, transmeton zeri.info 

LeBron James me 23 pikë, 12 asistime dhe 6 kërcime dhe JaVale McGee me 18 pikë dhe 17 kërcime regjistruan dyshifrorë të dyfishtë në këtë takim, ndërsa në fitoren e vendasve kontribuoi edhe Kyle Kuzma me 22 pikë.

Ndërkohë, te Warriors më i dalluari ishte D'Angelo Russel, i cili shënoi 21 pikë.

Rezultatet: Charlotte – Memphis 117:119, Orlando – Philadelphia 112:97, Boston – Washington 140:133, Houston – LA Clippers 102:93, Minnesota – San Antonio 129:114, LA Lakers – Golden State 120:94, Portland Trail – Toronto 106:114.