Toure kërkon rikthimin në Premierligë

Toure kërkon rikthimin në Premierligë

Sport November 14, 2019 - 09:06
Detajet

Legjenda e Manchester Cityt, Yaya Toure do të ishte i hapur për mundësinë e rikthimit në Premierligë sërish, derisa thotë se i ka edhe dy vite karrierë në nivelin më të lart të futbollit, transmeton zeri.info 

Ish-ylli i Barcelonës ishte larguar nga Manchester City në vitin 2018 si futbollist i lirë. Që prej largimit nga “Etihad” ai ka pasur aventura të shkurtra në Olympiakos dhe në Kinë te Qingdao Huanghai.

Toure tash është duke kërkuar një sfidë të re, duke hedhur poshtë zërat për një pensionim të mundshëm, derisa beson se ai mund t’i bashkohet një klubi anglez.

“Do të doja, por varet se në cilën skuadër. Ne do të shohim sepse ndonjëherë në Evropë njerëzit e shikojnë moshën në forma të ndryshme – nuk ka të bëjë me këtë. Varet nga klubi dhe ajo që ata dëshirojnë të arrijnë”, ka thënë Toure.

“Unë nuk dua ta teproj dhe ta propozoj veten time, por unë thjesht dua që ata të më japin një rast, ne do të shohim”, ka shtuar ndër të tjera mesfushori nga Bregu i Fildishtë./Zëri