Befasojnë bastoret, shikoni kuotat e ndeshjes Çeki-Kosovë

Befasojnë bastoret, shikoni kuotat e ndeshjes Çeki-Kosovë

Sport November 14, 2019 - 08:36
Detajet

Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e saj të shtatë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020, transmeton zeri.info

“Dardanët” do të luajnë në udhëtim te Republika Çeke, ndeshje e cila do të fillojë në orën 20:45.

Sipas kompanisë së njohur të basteve “bet365”, përfaqësuesja çeke shihet si favorite për këtë sfidë.

Kuota e fitores së çekëve është 1.70.

Fitorja e verdheklatërve e ka kuotën 5.25, ndërsa barazimi vlerësohet me 4.

Në ndeshjen e parë mes dy ekipeve në shtator, Kosova kishte triumfuar 2:1 në “Fadil Vokrri”.

Ndërkohë, në grupin A të kualifikimeve, Kosova momentalisht zë vendin e tretë me 11 pikë, vetëm një më pak sesa çekët, që zënë pozitën e dytë./Zëri

Image