Kështu duket grupi i Kosovës para ndeshjes së sotme

Kështu duket grupi i Kosovës para ndeshjes së sotme

Sport November 14, 2019 - 08:25
Detajet

Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e saj të shtatë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020, transmeton zeri.info

“Dardanët” do të luajnë në udhëtim te Republika Çeke, ndeshje e cila do të fillojë në orën 20:45.

Në ndeshjen e parë mes dy ekipeve në shtator, Kosova kishte triumfuar 2:1 në “Fadil Vokrri”.

Ndërkohë, në grupin A të kualifikimeve, Kosova momentalisht zë vendin e tretë me 11 pikë, vetëm një më pak sesa çekët, që zënë pozitën e dytë./Zëri

Image