Forma e Kosovës në pesë ndeshjet e fundit

Forma e Kosovës në pesë ndeshjet e fundit

Sport November 14, 2019 - 08:14
Detajet

Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e saj të shtatë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020, transmeton zeri.info

“Dardanët” do të luajnë në udhëtim te Republika Çeke, ndeshje e cila do të fillojë në orën 20:45.

Ecuria e Kosovës në pesë ndeshjet e fundit është mjaft pozitive, derisa numëron katër fitore dhe vetëm një humbje, atë ndaj Anglisë në “St Mary's Stadium”.

Kujtojmë se në grupin A të kualifikimeve, Kosova momentalisht zë vendin e tretë me 11 pikë, vetëm një më pak sesa çekët, që zënë pozitën e dytë./Zëri

Image