Munishi me deklaratën e vitit për përmendoren e Challandes

Munishi me deklaratën e vitit për përmendoren e Challandes

Sport November 13, 2019 - 23:36
Zbuloni detajet

Nesër Kosova e zhvillon ndeshjen vendimtare ndaj Çekisë, në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.

Sfida fillon prej orës 20:45 me “Dardanët” që do të luajnë vetëm për tri pikë, të cilat janë shpresa e vetme drejt Evropianit, përcjellë Gazeta Olle.

Trajneri kosovar, Ismet Munishi, ka analizuar në RTK ndeshjen dhe situatën e Kosovës në grup.

Sipas tij, Kosova nuk guxon të marrë përbazë sfidën ndaj Çekisë në Prishtinë.

Image

“Përmendorja e Challandes? Vetëm le të na kualifikojë në Evropian ai neve, ne do të dalim në shesh për t’i grumbulluar paratë për t’ia bërë përmendoren”, deklaroi me mahi Munishi.

“Kosova duhet ta marrë përbazë ndeshjen ndaj Anglisë për takimin e nesërm, sidomos pjesën e dytë të atij takimi, e jo atë ndaj Çekisë në Prishtinë”.

“Neve na mungon Muriqi, por të mos harrojmë që atyre iu mungon Schick, i cili na shënoi gol me një prekje në Kosovë”.

“Fitorja nesër na hapë dyer, e presim Anglinë me entuziazëm të madh ndërsa ata nëse fitojnë nesër ndaj Malit të Zi, e sigurojnë kualifikimin dhe mund të vijnë më të relaksuar”, shtoi ai.

Image