Përfaqësuesja e Kosovës nuk po ndjehet vetëm në Çeki, tjetër vizitë në hotel

Përfaqësuesja e Kosovës nuk po ndjehet vetëm në Çeki, tjetër vizitë në hotel

Sport November 13, 2019 - 23:10
Zbuloni detajet

Përfaqësuesja e Kosovës po qëndron në Hotel "Merriott" në Plzen, derisa nesër (e enjte) e zhvillon ndeshjen me Republikën e Cekisë me fillim nga ora 20:45 në stadiumin "Dossan Arena", shkruan Zëri.info.

Përfaqësuesen në hotel të mërkurën e kanë vizituar edhe disa tifozë të veshur me simbole të "Dardanëve".

Image

Kosovën e ka vizituar edhe ish-mesfushori Enis Alushi, i cili gjatë këtij viti është përshëndetur me futbollin.

Kosova luan nesër ndaj Republikës së Çekisë në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Kampionatin Evropian Euro 2020.

Skuadra e drejtuar nga zvicerani Bernard Challandes katër ditë më pas e sfidon Anglinë në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. /Zëri.info