Drenicasi Mërgim Vojvoda e lëshon bombën: Gati për luftë!

Drenicasi Mërgim Vojvoda e lëshon bombën: Gati për luftë!

Sport November 13, 2019 - 22:55
Zbuloni detajet

Një ditë para ndeshjes, Çeki - Kosovë, mbrojtësi Mërgim Vojvoda ka deklaruar se janë gati për të luftuar deri në minutën e fundit, shkruan Zëri.info.

“Gati për me luftu deri në minutën e fundit #krejt bashkë”, ka shkruar futbollisti me prejardhje nga Drenica, Mërgim Vojvoda, i cili aktivohet në skuadrën e Standard Lieges në Belgjikë.

Kosova luan nesër ndaj Republikës së Çekisë në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Kampionatin Evropian Euro 2020.

Ndeshja fillon në ora 20:45 në stadiumin "Doosan Arena" në Plzen.

Skuadra e drejtuar nga zvicerani Bernard Challandes katër ditë më pas e sfidon Anglinë në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. /Zëri.info