ZYRTARE: Zlatan Ibrahimoviq e vendos të ardhmen
Sport
November 13, 2019 - 22:49
Zbuloni detajet
Ylli suedez, Zlatan Ibrahimoviq, ka konfirmuar largimin nga LA Galaxy.
Ibrahimoviq përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar largimin e tij, duke falënderuar tifozët e skuadrës së tij.
Ibrahimovic në MLS ishte transferuar në vitin 2018 nga Manchester United.
“Erdha, pashë, pushtova. Faleminderit LA Galaxy që më bëre të ndihem sërish i gjallë. Fansave të LA Galaxys – e dëshiruat Zlatanin, iu dhashë Zlatanin. Jeni të mirëseardhur. Tregimi vazhdon…tani kthehem për të shikuar bejsboll”, ka shkruar Ibrahimovic.
E ardhmja e suedezit lidhet me Serie A, ku po kërkohet nga katër skuadra, si Bologna, Napoli, Milan dhe Roma.