Gazetari i mirënjohur italian: Juventusi është i interesuar për mbrojtësin shqiptar

Gazetari i mirënjohur italian: Juventusi është i interesuar për mbrojtësin shqiptar

Sport November 12, 2019 - 23:56
Detajet

Paraqitjet e mira të mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla kanë rënë në sytë e klubeve më të mëdha italiane.

Së fundmi, edhe kampioni në fuqi i Italisë Juventusi ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit 19-vjeçar, shkruan Zëri.info.

Gazetari i mirënjohur italian Romeo Agresti raporton se Kumbulla është në shënjestrën e 'Zonjës së Vjetër'.

"Juventusi ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit 19-vjeçar të Hellas Verona Marash Kumbulla. Raportet mes dy klubeve janë të mira, andaj lojtari mund të transferohet te Juventusi dhe të huazohet përsëri te Verona", shkruan Agresti.

Ndryshe, Kumbulla ka munguar në ndeshjet e fundit për Hellas Veronas shkaku i lëndimit.

Madje, ai nuk është ftuar edhe nga trajneri i Shqipërisë Edi Reja shkaku i lëndimit.

19-vjeçari i lindur në Itali, është paraqitur në dhjetë ndeshje këtë edicion në të gjitha garat me Hellas Verona./Zëri.info 

Image