'Pepe, cili Pepe?' Klopp u 'frikësua' kur e pa Guardiolan dhe iku nga kamera

'Pepe, cili Pepe?' Klopp u 'frikësua' kur e pa Guardiolan dhe iku nga kamera

Sport November 12, 2019 - 23:26
Detajet

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp dhuroi një skenë interesante gjatë një mbledhje të trajnerëve evropian nën mbikqyrjen e UEFA-s.

Njëri nga gazetarët e pyeti gjermanin në lidhje me trajnerin e Manchester Cityt Pep Guardiola, të cilin e mposhti 3:1 me Liverpoolin në derbin e fundjavës së kaluar në Premierligë, shkruan Zëri.info.

Gazetari e hutoi Kloppin duke i thënë gabimisht emrin e Pep Guardiolas në 'Pepe', andaj trajneri gjerman e përmirësoi më pas.

Por, kur e pa që Guardiola ishte afër dhe duke u afruar, ai shpejtë u zhduk nga kamera sikur të ishte duke ikur.

Kjo skenë e bëri të qeshë edhe Guardiolan, por që lehtësisht dukej se gjendja e tij shpirtërore nuk ishte më e mira pas humbjes nga Liverpooli./Zëri.info