Çmenduri totale, biletat për ndeshjen Kosovë - Angli dalin në 'MerrJep', një kushton një mijë euro

Çmenduri totale, biletat për ndeshjen Kosovë - Angli dalin në 'MerrJep', një kushton një mijë euro

Sport November 12, 2019 - 16:57
Detajet

Nga ora 16:00 është dashur të fillojë shitja e biletave për ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë.

Fillimisht, Kosova do të udhëtojë drejt Plzenit për t'u takuar me Çekinë më 14 nëntor, kurse tri ditë më vonë e pret Anglinë në 'Fadil Vokrri', në Prishtinë, raporton Zëri.info.

Ndërsa, kompania që merret me shitjen e biletave të ndeshjeve të Kosovës, 'tiks.app' ka njoftuar se sot do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen ndaj Anglisë.

Por, ueb-sajti i kësaj kompanie nuk është ende në funksion.

Image

Si pasojë e kërkesave të larta, ueb-sajti i 'tiks.app' duket se ka rënë nga sistemi.

Por, në një mënyrë të çuditshme, disa persona kanë filluar të publikojnë bileta në ueb-sajtin e shit-blerjeve 'MerrJep'.

Madje, njëri e ka vendosur një biletë për ndeshjen Kosovë - Angli me çmimin 1000 euro./Zëri.info

Image