Skandaloze, Gana e tërhoqi njohjen e Kosovës, sportisti i njohur shprehet i lumtur: Kosova është Serbi

Skandaloze, Gana e tërhoqi njohjen e Kosovës, sportisti i njohur shprehet i lumtur: Kosova është Serbi

Sport November 12, 2019 - 10:45
Detajet

Së shpejti do të bëhen tri vite që prej kur Richmond Boakye kaloi te Crvena Zvezda.

Futbollisti ganez u transferua te skuadra beogradase nga Kina, derisa ai shprehet shumë i lumtur që luan në Serbi, shkruan Zëri.info.

Kësaj radhe, Boakye ka folur edhe për vendimin e vendit të tij për ta tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.

"Jam shumë i lumtur që ndodhi kjo. Është një gjë fantastike për mua që Serbia, një vend që e dua shumë, është në raporte të mira me Ganën", ka thënë fillimisht Boakye.

"Kur jam në Ganë, gjithnjë flas për Serbinë. Tani do të kem një arsye të veçantë për ta bërë këtë. Jam krenar", vlerësoi futbollisti ganez.

Para Crvena Zvezdës, Boakye ka luajtur edhe në JS Suning, Latina Calcio, Atalanta, Roda e disa skuadra tjera./Zëri.info