Werderi po e 'vuan' mungesën e Rashicës, ylli i Kosovës i përgjigjjet në mënyrë epike

Werderi po e 'vuan' mungesën e Rashicës, ylli i Kosovës i përgjigjjet në mënyrë epike

Sport November 11, 2019 - 23:52
Detajet

Milot Rashica është shndërruar në futbollistin më të pëlqyer dhe më të dashur te skuadra e Werder Bremenit.

Futbollisti vushtrrias është shpallur futbollisti më i mirë i vitit edicionin e kaluar te skuadra gjermane, derisa edhe këtë edicion është duke e shfaqur potencialin e tij të jashtëzakonshëm, shkruan Zëri.info.

Rashica tashmë është kthyer në vendlindjen e tij, në Kosovë, për dy ndeshjet e radhës eliminatore të ‘Euro 2020’, ku me “Dardanët” do të përballet me Republikën e Çekisë dhe Anglinë.

Image

Por, periudhën dy javore ku do të mungojë Rashica në Gjermani është duke e ‘vuajtur’ Werder Bremeni.

Klubi gjerman përmes një shkrimi në ‘Twitter’, ka shkruar:

“Kur e mendoni se duhet të prisni dy javë për ta parë Milot Rashicën duke luajtur për Werder Bremenin”.

Ndërkaq, 23-vjeçari i është përgjigjur Werder Bremenit në një mënyrë epike duke shkruar:

“Të enjten, 20:45”, duke iu referuar ndeshjes Çeki – Kosovë, ku Rashica pritet të shkëlqejë edhe njëherë.

Ndryshe, më 14 nëntor, Kosova i shkon Çekisë në Plzen, ndërkaq, tri ditë më vonë e pret Anglinë në Prishtinë./Zëri.info