Lajmi i fundit: Tre futbollistë largohen nga skuadra e Superligës

Lajmi i fundit: Tre futbollistë largohen nga skuadra e Superligës

Sport November 11, 2019 - 20:35
Detajet

Dukagjini i Klinës për ndeshjet e mbetura të kampionatit, nuk do të mund të llogarisë në tre futbollistë të ardhur në verë në këtë skuadër, raporton Zëri.info.

Zëri.info mëson se Altin Lloga, Orges Gava dhe Hysein Demiri janë larguar nga skuadra pas ndeshjes së sotme me Flamurtarin teksa arsyet nuk janë bërë të ditura ende.

Image

Dukagjini e humbi këtë takim me rezultat 2:1, ndeshje e zhvilluar në Klinë.

Kjo skuadër pas javës së 15-të në Superligë ndodhet në pozitën e fundit në renditje me tetë pikë të grumbulluara.

Dukagjini në këtë edicion u rimthye në elitën e futbollit kosovar. /Zëri.info

Image