Pamje nga seanca e sotme stërvitore e Çekisë para ndeshjes me Kosovën

Pamje nga seanca e sotme stërvitore e Çekisë para ndeshjes me Kosovën

Sport November 11, 2019 - 20:28
Detajet

Republika e Çekisë do t’i zhvillojë dy ndeshje këtë muaj në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Fillimisht në Plzen, çekët e presin Përfaqësuesen e Kosovës të enjten, kurse tri ditë më vonë i shkojnë Bullgarisë në Sofje, raporton Zëri.info.

Image

Natyrisht, ndeshje më e rëndësishme është ajo ndaj Kosovës, aty ku edhe do të vuloset fati i skuadrës së kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Image

Në pasditën e sotme, djelmoshat e Jaroslav Silhaveho janë grumbulluar për herë të parë para dy ndeshjeve të këtij muaji.

Ashtu siç është njoftuar edhe më herët, Çekia do të përballet me dy mungesa për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Bullgarisë.

Patrick Schick dhe Marek Suchy janë mungesat e mëdha të çekëve për këto dy ndeshje./Zëri.info