'Dikush po mendon se futbolli është kompani ndërtimi, kjo nuk funksionon kështu'

'Dikush po mendon se futbolli është kompani ndërtimi, kjo nuk funksionon kështu'

Sport November 10, 2019 - 21:16
Detajet

Javëve të fundit ka pasur shumë kritika për nivelin e referimit në futbollin e Kosovës.

Madje, kishte edhe akuza nga disa krerë të klubeve kosovare se gjyqtarët po 'shiten për 3000 deri në 5000 euro', shkruan Zëri.info.

Megjithatë, presidenti i FFK-së Agim Ademi mendon se niveli i referimit nuk është edhe aq i keq në Kosovë dhe se ai thotë se 'kur dikush akuzon, duhet të ketë fakte'.

Image

"Gabimet ndodhin çdo kund, por që duhet për akuza të nivelit të tillë, duhet pasur fakte", ka thënë fillimisht Ademi në RTK, përcjell Zëri.info.

"Kur ka akuza për 'shitjen' e gjyqtarëve, duhet pasur fakte", vlerësoi Ademi.

"Dikush po mendon se futbolli është biznes, kompani ndërtimi, dhe me investime mund të arrihet suksesi, por jo, edhe në biznese të tilla mund të ketë investime të dështuara", theksoi Ademi./Zëri.info