Trajneri i Werder Bremenin jep lajmin e madh për Milot Rashicën

Trajneri i Werder Bremenin jep lajmin e madh për Milot Rashicën

Sport November 09, 2019 - 17:23
Detajet

Milot Rashica së fundmi ka shfaqur lojë të jashtëzakonshme, por sulmuesi i Werder Bremenit nuk ka qenë në 100%-shin e tij pas një lëndimi muskulor të pësuar në fillim të këtij edicioni.

Por, në ndeshjen kundër Borussia Monchengladbach, trajneri Florian Kohfeldt mund të luajë me 23-vjeçarin për 90 minuta, shkruan 'Weser-Kurier', përcjell Zëri.info.

Rashica ndonëse e nisi edicionin e ri me lëndime, ka arritur të shënojë katër gola dhe të dhurojë dy asistime këtë edicion në Bundesliga.

Por, sulmuesi nga Kosova nuk ka qenë në gjendje të luajë 90 minuta në ndeshjen e fundit, gjë e cila mund të ndodhë nesër ndaj Monchengladbach.

"Për herë të parë, Rashica mund të luajë 90 minuta", ka thënë trajneri Kohfeldt.

Asnjë futbollist nuk është më i mirë te Werder Bremeni se sa Rashica, i cili erdhi në klubin gjerman në janarin e vitit 2018 nga Vitesse Anheim.

Që nga atëherë, ai ka pasur një zhvillim të madh si futbollist, derisa në edicionin e kaluar u shpall 'lojtari i vitit' te klubi gjerman./Zëri.info