Superliga Live:  Shënohet edhe goli i pestë në Podujevë

Superliga Live: Shënohet edhe goli i pestë në Podujevë

Sport November 09, 2019 - 12:32
Detajet

Java e 15-të e Superligës së Kosovës në futboll sot vjen me dy superndeshje.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ndeshën rivalët e vjetër, Llapi – Prishtina.

Një sfidë gjithashtu për tu vlerësuar është edhe ajo në Drenas ku Feronikeli e pret Dritën, shkruan Zëri.info.

Të katër këto skuadra tashmë kanë hapur kandidaturën për titull kështu që përballja ndërmjet vete do të jetë një nga testet kryesore në këtë rrugëtim. Se kush do të festojë mbetet të shihet pas një 90 minutëshi të zjarrtë në fushë.

Llapi – Prishtina 1:4

75' Gool, Kastriot Selmani ka shënuar golin e parë për Llapin.

73' Tifozët llapjan nisin ta lëshojnë stadiumin

71' Goool, Armend Thaqi ka shënuar një supergol për ta vazhduar spektaklin e bardhekaltërve.

47' Goool Prishtina ka shënuar prapë. Ahmet Januzi realizoi nga afërsia pas asistit të Leonit Abazit.

46' Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

33' Goool, Ahmet Haliti ka ngritur epërsinë e Prishtinës pas golit me kokë.

15', Goooo,  Endrit Krasniqi spektakolar ka shënuar një gol të bukur pasi një depërtimi të mirë.

17' Leonit Abazi e ka gjetur bukur ne zonë Meriton korenicën i cili gjuan bukur por portieri Ademi shpëtoi golin.

10' Korenica i Prishtinës rrezikon por gjuajtjen e tij e ndali portieri i Llapit, Ademi.

01' nis ndeshja

Formacionet:

Llapi: Ademi, Emini, Prençi, Mujkiq, Selmani, Maliqi, Mustafa, Ramadani, Veliu, Pefqeli, Plaku. Trajner: Tahir Batatina.

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Miftaraj, Haliti, Bardhoku, Boshnjaku, Hila, Krasniqi, Abazi, Korenica, Januzi. Trajner: Armend Dallku

Gjyqtarë: Selim Isufi, Bujar Selimaj, Eduart Baliqi, Gramos Shala.

Feronikeli – Drita 0:0

68' Izair Eminika rrezikuar shumë për Dritën, por Feronikeli ishte me fat këtë herë.

53′ Sulmuesi i Feronikelit Kastriot Rexha   gjuan me kokë por topi kalon jashtë portës.

47' Cuculi i Dritës në pozitë të mirë por topi kalon mbi portë.

46' Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

43' Liridon Leci dhe Bujar Shabani të Dritës janë ndëshkuar me karton të verdhë në sfidën që duket e bukur për sy por ende nuk ka prodhuar gola.

05'  Dabiqaj ka pasur një supermundësi për të shënuar për Feronikelin por në dy rastet portieri Tafilovski ka reaguar mirë.

01' nis ndeshja

Formacionet

Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Thaqi, Islami, Hoxha, Dabiqaj, Morina, Bojku, Da Silva, Hoti, Rexha. Trajner: Agim Sopi

Drita: Tofiloski, Limani, Gërbeshi, Cuculi, Leci, B.Shabani, Namani, Vucaj, Emini, Bunjamin Shabani, Xh.Shabani. Trajner: Ardian Nuhiu

Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Granit Hyseni, Fatmir Tahiri