Talent se jo mahi, Edon Zhegova e turpëroi futbollistin spanjoll në ndeshjen ndaj Getafes

Talent se jo mahi, Edon Zhegova e turpëroi futbollistin spanjoll në ndeshjen ndaj Getafes

Sport nëntor 08, 2019 - 15:01
Detajet

Futbollisti i talentuar i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është në top-formë, shkruan Zëri.info.

20-vjeçari i cili aktivizohet te skuadra e Baselit në Zvicër, të mërkurën mbrëma ka shkëlqyer më paraqitjen ndaj Getafes në Ligën e Evropës.

Ish-futbollisti i FC Prishtinës luajti për 88-të ndërkohë që kontribuoi edhe në golin e dytë të shënuar nga Frei, gol që i solli fitoren Baselit me shifrat 2:1, fitoren e cila e kualifikon ekipin zviceran në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Evropës.

Zhegrova edhe në këtë takim e shfaqi teknikën e lartë teksa në një video të postuar në “Instagram”, shihet një kalim i jashtëzakonshëm i një futbollisti spanjoll.

Zhegrova në këtë ndeshje u vlerësua me notën me të lart te Baseli. /Zëri.info