Sa vota morën Memli Krasniqi, Geta Beqaj e Shaqir Totaj?

Sa vota morën Memli Krasniqi, Geta Beqaj e Shaqir Totaj?

Sport nëntor 07, 2019 - 22:54
Zbuloni detajet

Në listat e partive politike për zgjedhjet e 6 tetorit nuk munguan as personalitete nga bota e sportit.

Në këtë drejtim duket se më tërheqëse ishte Partia Demokratike e Kosovës, e cila në listën e saj i pati tri personalitete që janë të lidhur edhe me sportin, por vetëm njëri prej tyre do të jetë deputet i legjislaturës së re.

Memli Krasniqi, i cili në legjislaturën e fundit ishte shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, është edhe nënkryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës. Krasniqi në zgjedhjet e 6 tetorit i ka marrë 11.034 vota dhe do të jetë pjesë e Parlamentit të Kosovës edhe në vazhdim.

Këtë qëllim nuk e kanë arritur nënkryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Shaqir Totaj dhe kampionia e botës në “World Well Fitness” dhe “Victory Overall Wellness in the World”, Geta Beqa.

Totaj e ka marrë besimin e 8063 votuesve, por që nuk kanë mjaftuar për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Gentiana Beqa – Ahmeti është votuar nga 2465 votues.