Mediumi britanik me një lajm të madh për të ardhmen e Granit Xhakës, ia zbulon edhe destinacionin e radhës

Mediumi britanik me një lajm të madh për të ardhmen e Granit Xhakës, ia zbulon edhe destinacionin e radhës

Sport nëntor 06, 2019 - 17:42
Detajet

Arsenali pritet ta shes Granit Xhakën në janar pasi trajneri Unai Emery ia hoqi shiritin e kapitenit pas incidentit me tifozët.

Trajneri spanjoll në një konferencë për shtyp së fundmi refuzoi të pranojë se mesfushori nga Kosova ka të ardhme në ‘Emirates Stadium’, shkruan Zëri.info.

“The Times” raporton se Xhaka pritet të largohet nga Arsenali në janar, derisa Gjermania është destinacioni i preferuar i futbollistit.

27-vjeçari nuk ka luajtur për Arsenalin që prej incidentit që kishte me tifozët në barazimin 2:2 ndaj Crystal Palaces më 27 tetor.

Madje, ai nuk ka udhëtuar me skuadrën londineze as për ndeshjen e sotme kundër Vitorias./Zëri.info

Image