Superliga Live: Mbyllen ndeshjet, nuk ka fitues në Therandë

Superliga Live: Mbyllen ndeshjet, nuk ka fitues në Therandë

Sport nëntor 06, 2019 - 13:00
Detajet

Sot zhvillohen katër ndeshje të javës së 14-të ët Superligës së Kosovës në futboll. Tri ndeshje nisin nga ora 13:00 ku takohen: Ballkani – Llapi, Drita – Dukagjini, Drenica – Trepça’89, ndërsa nga ora 18:00 ballafaqohen Prishtina – Feronikeli, shkruan Zëri.info.

Vëmendja e ndeshjeve që fillojnë nga ora 13:00 është te ndeshja Ballkani – Llapi, ku dyja skuadrat synojnë titullin e kampionit.

Sfidë joshëse është edhe ajo ndërmjet Drenicës e Trepçës’89 që luftojnë për mbijetesë, ndërsa punë paksa më të lehtë pritet të ketë, Drita që ndeshet me Dukagjinin.

Superliga live:

Ballkani – Llapi 1:1

Mbyllet ndeshja

71' Arbër Potoku shënon për Ballkanin pas tollovisë së krijuar në zonë.

60' Visar Berisha gjuan furishëm nga gjuajtja e lirë, topi qëllon Argjen Mustafën, vendasit kërkojnë prekje me dorë gjyqtari Vula heshtë.

46' Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa  e parë

33', Edmond Turku shkakton penallti, Sebino Plaku realizon për Llapin.

15' Visar Berisha i Ballkanit është penguar në zonë por gjyqtari Kreshnik Vula ka heshtur, vendasit protestuan duke kërkuar penallti.

5' Ballkani po e kerkon golin nga minuta  e parë. Hoxha rrezikon i pari

01’ Nis ndeshja

Formacionet

Ballkani: Ruxhi, Potoku, Berisha, Turku, Krasniqi, Kuç, Gashi, Hoxha, Baftiu, Topalli, Magani. Kryetrajner: Ismet Munishi

Llapi: Ademi, Prençi, Mujkiç, Abdulla, Emini, Mustafa, Ramadani, Zhdrella, Selmani, Veliu, Plaku. Kryetrajner: Tahir Batatina

Gjyqtarë: Kreshnik Vula, Meriton Berisha, Gëzim Mehmeti, Vigan Ibërdemaj

Drita – Dukagjini 1:0

Mbyllet ndeshja

89' Vucaj pengohet në zonë gjyqtari akordon penallti. Izari Emini realizon 1:0

79' Drita assesi të gjejë golin, pavarësisht shumë rasteve të mira për shënim.

52′ Bunjamin Shabani  kishte rast të mirë por gjuan pranë portës.

 47′ Gilberto Fortunato  gjuan me kokë jashtë portës.

46' Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

17' Bunjamin Shabani i Dritës ishte shumë afër golit, por nuk e qëlloi kuadratin.

12' Xhevdet Shabani rrezikon shumë por Dukagjkini ishte me fat.

01' Nis ndeshja

Formacionet

Drita: Tofiloski, Limani, Cuculi, Hasanaj, Blakçori, B.Shabani, Namani, Vucaj, B.Shabani, Xh.Shabani, Fortunato. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Dukagjini: Muhaxhiri, Basriu, Syla, Elezaj, Palushaj, Haliti, Dushi, Mustafa, Gava, Merlaku, Demiri. Kryetrajner: Severin Elezaj

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Safet Berisha, Alban Ejupi, Bardh Ajeti

Drenica – Trepça ’89 3:2

Mbyllet ndeshja

87' Argjend Bardhi shënon gol për Drenicën në finish të ndeshjes.

61' Kaqiku ka shënuar gol për ta barazuar rezultatin në 2:2, çfarë loje e bukur.

50' Hasan Hyseni shënon për Drenicën për rezultatin 2:1.

046' Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

31' Balde e preku topin me dorë, penalti për Trepçën'89, leart Emini barazon.

13' Arsen Sykaj shënon nga penallti për Drenicën.

01' nis ndeshja

Formacionet

Drenica: Ymeri, Balde, Sykaj, Thaqi, Hamiti, Bejta, Gbowea, Hyseni Elshani, Osmani, Mëziu. Kryetrajner: Tahir Lushtaku

Trepça ’89: Beqiri, Asare, Kaqiku, Emini, Maloku, Rusi, Jashari, Traore, Statovci, Pira, Hoti. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi

Gjyqtarët: Besfort Kasumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Dardan Çaka