Lëshime në organizimin e ndeshjeve, dy klubet e mëdha kosovare e pësojnë keq

Lëshime në organizimin e ndeshjeve, dy klubet e mëdha kosovare e pësojnë keq

Sport October 23, 2019 - 13:32
Detajet

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka publikuar vendimet e fundit gjatë ditës së sotme.

Përveç trajnerit të Ballkanit Ismet Munishi dhe futbollistit Edmond Turku, Komisioni Disiplinor ka dënuar edhe klubin e Ferizajt.

Kjo për arsye në lëshim të organizimit të ndeshjes kundër FC Prishtinës, ndeshje kjo e zhvilluar në fundjavë në Ferizaj.

Image

“KF “ FERIZAJ “ nga Ferizaj, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës ; KF “ Ferizaj “ – FC “ Prishtina “ e zhvilluar në Ferizaj ( raportet zyrtare ; hudhje e kanaqeve në fushë në dy raste si dhe përdorimi pipit nga ana e spektatorëve në 4 – 5 raste me ç`rast në dy raste ndeshja ndërpritet për të vazhduar ) , bazuar në nenin 52 paragrafi 1 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1 të Rregullores disiplinore ; denohet ; me 1500 euro (njëmijë e pesëqind). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )”, thuhet në njoftimin e KD të FFK-së.

Nga ana tjetër, dënimit nuk i ka shpëtuar as klubi gjakovar Vëllaznimi, i cili bën gara në Ligën e Parë.

Për arsye të lëshimit në organizimin e ndeshjes me Vllazninë, klubi gjakovar është dënuar me 1000 euro.

“KF “ FERIZAJ “ nga Ferizaj, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës ; KF “ Ferizaj “ – FC “ Prishtina “ e zhvilluar në Ferizaj ( raportet zyrtare ; hudhje e kanaqeve në fushë në dy raste si dhe përdorimi pipit nga ana e spektatorëve në 4 – 5 raste me ç`rast në dy raste ndeshja ndërpritet për të vazhduar ) , bazuar në nenin 52 paragrafi 1 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1 të Rregullores disiplinore ; denohet ; me 1500 euro (njëmijë e pesëqind). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )”, është njoftimi i KD të FFK-së./Zëri.info

Image