Superliga live: Fitore për Gjilanin, Drenicën dhe Trepçën'89

Superliga live: Fitore për Gjilanin, Drenicën dhe Trepçën'89

Sport October 23, 2019 - 13:18
Detajet

Java e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon në mesditën e sotme me tri ndeshje mjaft interesante.

Pa dyshim vëmendje maksimale do të ketë në Gjilan, ku në stadiumin e qytetit do të vihen përballë Gjilani dhe Llapi, shkruan Zëri.info

Të dyja skuadrat janë në formë të mirë për momentin, derisa gjilanasit vijnë pas fitores në fundjavë kundër Feronikelit 1:2, ndërsa skuadra nga Podujeva pas fitores bindëse 4:1 kundër Trepçës ’89.

Image

Momentalisht Gjilani renditet në vendin e dytë në renditjen tabelore me 21 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e parë, kurse Llapi ka një pikë më pak dhe zë vetëm vendin e tretë.

Pas humbjes nga Llapi i Tahir Batatinës, Trepça ’89 e Shpëtim Idrizit synon këndellje kundër Ferizajt.

Në ndeshjen që do të zhvillohet në “Riza Lushta” mitrovicasit duan këndellje dhe rezultat pozitiv për t’u ngritur në tabelë, por që edhe Ferizaj i Bekim Isufit, që njihet për rezultatet e mira si mysafir, do të tentojë të befasojë.

Në renditjen tabelore Trepça ’89 zë vendin e tetë me dhjetë pikë të tubuara, kurse Ferizaj ndodhet një vend më poshtë dhe me një pikë më pak.

Për fund, Drenica do të përballet me Dukagjinin në "Bajram Aliu".

Djelmoshat e Tahir Lushtakut presin klinasit në Skënderaj, në një ndeshje ku për vendasit opsion është vetëm fitorja, ashtu si edhe për mysafirët.

Image

Të tria ndeshjet e sotme nisin nga ora 14:00.

Gjilani - Llapi 3:0

Përfundon ndeshja në Gjilan.

84' GOOOOL. Solo-aksion i Gerhard Prognit dhe trefishon epërsinë e Gjilanit në 3:0.

79' Sebino Plaku i Llapit me një lëvizje fenomenale në zonë, por Labinot Osmani nuk arrin ta shtyjë topin në portë.

75' Rast i mirë për Llapin, por Labinot Osmani nuk ia del ta mposhtë portierin kundërshtar Kenan Haxhihamza.

72’ GOOOOOL. Gjilani dyfishon epërsinë ndaj Llapit. Shënon Bedri Greca.

67' Mundësi shumë e mirë për Llapin. Sebino Plaku me disa lëvizje 'mashtruese' pason drejt Behar Maliqit, i cili dështon të shënojë në portën e Kenan Haxhihamzës.

65' Sulme të vazhdueshme të Gjilanit. Idriz Greca provon goditje nga distanca, por dobët.

51' Lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat. Asnjë kartonë i verdhë deri më tani nga gjyqtari Selim Isufi.

50' Goditje e rrezikshme e Mërgim Pefqelit të Llapit, por topi shkon vetëm pranë shtylles pingule të Gjilanit.

46' Nis pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë në Gjilan.

54' Goditje e fuqishme nga Progni i Gjilanit, por pret Ademi, portieri i Llapit.

43' Goditje fenomenale e Valmir Veliut të Llapit, por pret portieri i Gjilanit Kenan Haxhihamza.

40' GOOOOOOL. Busic shënon golin e epërsisë për Gjilanin.

37' Bedri Greca i Gjilanit dështon përballë Afrim Ademit, shtylla e pengon ta shënojë golin e epërsisë për vendasit.

35' Rast i jashtëzakonshëm për Llapin, por Osmani dështon përballë portierit Haxhihamza.

32' Kundësulm i shpejtë i Gjilanit përmes Hajdarit, por ky i fundit gjuan vetëm në duart e portierit të Llapit Afrim Ademi.

26' Ndeshje interesante në Gjilan. Skuadrat, megjithatë, po tregohen të kujdesshme në mbrojtje. 

18' Ndërpritet ndeshja në Gjilan, Nga një duel ajror, dy futbollistë mbesin të lënduar.

14' Goditje dënimi për Llapin. Blendi Memaj gjuan direkt në portë.. shpëton Gjilani.

11' Kundërsulm nga Llapi, por që bllokohen nga futbollistët gjilanas

10' Rast i jashtëzakonshëm për Gjilanin, por Fiton Hajdari dështon para portierit llapjan Ademi.

8' Goditje qëndrore nga Gerhard Progni i Gjilanit, por pret portieri i Llapit Afrim Ademi.

6' Koneri i parë për Gjilanin. Por, harkimi në zonë i dobët.

5' Gerhard Progni niset furishëm drejt zonës së Llapit, por pengohet nga mbrojtja llapjane.

1' Nis ndeshja në Gjilan.

Gjilani: Haxhihamza, Kastrati, Veliu, Frashëri, Jackson Ferreira, Useini, Januzi, Progni, Hajdari, Greca, Busiç.

Llapi: Ademi; Emini, Prençi, Mujkic, Selmani; Maliqi, Ramadani; Memaj; Veliu, Pefqeli; Osmani.

Drenica - Dukagjini 3:0

Përfundon ndeshja në Gjilan.

88' GOOOOOL. Harmon ('88) shënon golin e tretë për Drenicën.

58' GOOOOOL. Diar Mustafa shton epërsinë në 2:0 për Drenicën.

46' Nis pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë në 'Bajram Aliu'.

25' GOOOOOL. Harmon shënon për Drenicën pas asistimit të Hamitit.

6' Goditje me kokë nga Husein Demiri i Dukagjinit, por pa sukses.

1' Nis ndeshja në 'Bajram Aliu'

Drenica: Ymeri; Osmani, Sykaj, Balde, Bejta; Thaçi, Mustafa; Hasani, Hamiti, Mëziu, Harmon.

Dukagjini: Neziri, Syla, Lloga, Karabeg, Gojani, Musa, Mustafa, Gava, Beqiri, Merlaku, Demiri.

Trepça'89 - Ferizaj 1:0

Përfundon ndeshja në Mitrovicë.

65' Engjëll Hoti i 89-shit gjuan në portën ferizajase, por nuk ia del ta gjejë golin.

53' Arb Manaj i 89-shit gjuan bukur në drejtim të portës ferizajase, por pa sukses.

46' Nis pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë në 'Riza Lushta'.

17’ GOOOOOL. Trepça’89 në epërsi ndaj Ferizajt. Shënon Leart Emini

7' Goditje e bukur nga Arbër Pira i 89-shit, por nuk ia del të shënojë në portën ferizajase.

1' Nis ndeshja në 'Riza Lushta'.

Trepça'89: Beqiri, Statovci, Pira, Kaqiku, Hoti, Diawarra, Emini, Maloku, Rusi, Jashari, Jeancques.

Ferizaj: Blakçori, Halili, Qerkini, Shaljani, Kuka, Mustafa, Shaqiri, Dajaku Orana, Shala, Livoreka.

/Zëri.info