Intelektualët vijnë me një njoftim të rëndësishëm për ndeshjen me Prishtinën

Intelektualët vijnë me një njoftim të rëndësishëm për ndeshjen me Prishtinën

Sport October 23, 2019 - 11:56
Detajet

Lideri i tabelës Drita e Gjilanit nesër udhëton drejt kryeqytetit të Kosovës për ta zhvilluar njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në këtë edicion ku ballafaqohet me Prishtinën.

Prishtina e Drita luajnë nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 18:00 sfidë kjo që luhet në kuadër të javës së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Zëri.info.

Tifozët e flaktë të Dritës, “Intelektualët” kanë paralajmëruar një numër të madh të tifozëve në Prishtinës.

“Nesër shkojmë në Prishtinë, për të përkrahur maksimalisht Dritën në betejën e radhës përball Prishtinës. Udhëtojmë në mënyrë sa më masive dhe të mobilizuar, në mbështetje të djemve tanë Bardhë e Kaltër, që së bashku me ne synojnë një tjetër triumf madhështor.

Mblidhemi nga ora 14:00 në Champions Bar dhe nisemi në 16:00.

Ndërsa sonte prej orës 19:00 kemi mbledhjen obligative në stadiumin tonë, ku ftohen të gjithë anëtarët e tifogrupit, për të diskutuar detaje të rëndësishme rreth udhëtimit të nesërm”, kanë shkruar “Intelektualët” në rrjetin social Facebook./Zëri.info