Anglezët të hidhëruar pas ndeshjes me Crvena Zvezdën: Kush u dha bileta tifozëve serbë?

Anglezët të hidhëruar pas ndeshjes me Crvena Zvezdën: Kush u dha bileta tifozëve serbë?

Sport October 23, 2019 - 11:53
Detajet

Në Tottenham, janë shumë të zemëruar përkundër fitores së thellë kundër Crvena Zvezdës.

Skuadra nga Londra e Veriut shënoi pesë gola, por problemi nuk është shfaqur në fushë, por në tribuna, shkruan Zëri.info.

Anglezët u ‘çmendën’ kundër panë tifozët e Crvena Zvezdës “Delije” në tribuna.

Mënyra se si tifozët serbë hynë në stadium i ka shqetësuar ishullorët.

“Crvena nuk ka organizuar udhëtim për tifozët dhe ne nuk kemi lidhje me këtë. Policia ka konsideruar madje edhe mundësinë e përjashtimit të tyre nga stadiumi për shkaqe sigurie”, raportojnë mediat në ishull.

Ndryshe, Tottenhami ka njoftuar sot se ka filluar një hetim ndaj kompanisë që merret me shitjen e biletave të klubit londinez, dhe ata duan të dinë se kush ua dha biletat serbëve./Zëri.info