Formacionet e mundshme: Genk - Liverpool

Formacionet e mundshme: Genk - Liverpool

Sport October 23, 2019 - 11:35
Detajet

Liverpooli do të luajë në Belgjikë sonte kundër Genk në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Evropës pas barazimit 1:1 me Manchester Unitedin në Premierligën angleze, synon të regjistrojë fitore sonte, shkruan Zëri.info.

“Të Kuqtë” e kanë një ndeshje të fituar dhe të humbur këtë edicion në fazën e grupeve në grupin E.

Nga ana tjetër, Genk ka vetëm një pikë të tubuar, derisa në fundjavë pësoi humbje 1:0 nga Standard Liege.

Image

Lajm i mirë për Liverpoolin është disponueshmëria e Mohamed Salah i cili mungoi në fundjavë, dhe trajneri Jurgen Klopp nuk ka ndonjë shqetësim tjetër.

Nga ana tjetër, shqetësimet nuk ekzistojnë as te Genk, pasi e gjithë skuadra është në dispozicion.

Formacioni i mundshëm i Genk: Coucke; Maehle, Cuesta, Lucumi, Uronen; Berge, Hrosovsky, Ito, Hagi, Bongonda, Samatta.

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: ëAlisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Wijnaldum, Mane, Firmino, Origi.

/Zëri.info