ZYRTARE: 'El Clasico' mes Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet në këtë datë

ZYRTARE: 'El Clasico' mes Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet në këtë datë

Sport October 23, 2019 - 11:32
Detajet

Krerët e Federatës së Futbollit të Spanjës kanë vendosur tashmë për datën e re të “El Clasico-s” mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Ndeshja në fjalë ishte paraparë të zhvillohej këtë fundjavë, më 26 tetor, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, për arsye sigurie pas trazirave në Kataluni, ndeshja është shtyrë.

Më pas, si Barcelona ashtu edhe Real Madridi propozuan që kjo ndeshje të zhvillohet më 18 dhjetor.

Tashmë edhe zyrtarisht La Liga ka konfirmuar se më 18 dhjetor do të zhvillohet “El Clasico” e parë e këtij edicioni.

Ndryshe, ndeshja do të zhvillohet në “Camp Nou”./Zëri.info