Shqiptarët e rrahin keq gjyqtarin serb, ja si vazhdoi më pas tmerri për serbin

Shqiptarët e rrahin keq gjyqtarin serb, ja si vazhdoi më pas tmerri për serbin

Sport tetor 22, 2019 - 17:44
Detajet

Futbollistët e klubit shqiptar, KF Isa Boletini Sindelfingen që bën pjesë në kategoritë e ulëta të futbollit gjerman kanë sulmuar dhe ka lënduar gjyqtarin serb, Darko Milakovic, transmeton zeri.info

FSV Deufringen e mposhti KFIB Sindelfingenin me rezultatin 4:2.

Kur rezultati ishte 3:2, gjyqtari Milakovic përjashtoi nga fusha dy lojëtarë të Sindelfingenit.

Kur ndeshja u mbyll, tre lojtarë të klubit shqiptar shkuan te gjyqtarët dhe e goditën atë, duke ia lënduar këmbën, shkruajnë mediet serbe.

Sulmi nuk përfundoi këtu, derisa gjyqtarin e sulmuan edhe lojtarë të tjerë.

Në fund, gjyqtari serb u shpëtua nga lojtarët e Deufrungenit, që e mbajtën të sigurt deri sa erdhi policia./Zëri