Super-lajm për yllin e Kosovës, trajneri i Fenerbahçes jep 'dritën jeshile' për transferimin e tij
FOTO: Laura Hasani

Super-lajm për yllin e Kosovës, trajneri i Fenerbahçes jep 'dritën jeshile' për transferimin e tij

Sport October 21, 2019 - 23:55
Detajet

"Asist Analiz" raporton se trajneri i Fenerbahçes Volkan Demirel ka mbetur i mahnitur me mbrojtësin e Huddersfield Town Florent Hadërgjonaj.

Javën e kaluar u raportua se skoutët e Fenerbahçes e kanë ndjekur nga afër mbrojtësin e Kosovës në ndeshjen ndaj Malit të Zi dhe tani raportohet se Demirel ka dhënë 'dritën jeshile' për transferimin e futbollistit, shkruan Zëri.info.

Fenerbahçe pritet të bëjë një ofertë për Hadërgjonajn në janar, derisa Vedat Muriqi është duke e informuar 'tigrin' nga Deçani për jetën në Turqi.

Dyshja e krahut të djathtë te Fenerbahçe Mauricio Isla dhe Nabil Dirar priten të largohen në fund të edicionit pasi janë në përfundim të kontratës.

Image

Kështu që klubi i madh turk e ka parë Hadërgjonajn si zëvendësues ideal për mbrojtjen.

25-vjeçari ka bërë tetë paraqitje për Huddersfield Town në Ligën e Dytë angleze (Championship) këtë edicion, derisa ka dhuruar një asistim.

Ai ka kontratë me klubin anglez deri në qershor të vitit 2021 teksa Huddersfield e ka opsionin e rinovimit edhe për një vit./Zëri.info