E ardhme e ndritur për Dardanët - futbollisti i Kosovës po bën 'gërdi' në Gjermani
FOTO: Laura Hasani

E ardhme e ndritur për Dardanët - futbollisti i Kosovës po bën 'gërdi' në Gjermani

Sport October 21, 2019 - 23:12
Detajet

Përveç futbollistëve të talentuar në Përfaqësuesen A të Kosovës, edhe në grupmoshat e reja të "Dardanëve" ka futbollistë mjaft të dalluar.

Shembull konkret është Fisnik Asllani, i cili përfaqëson Kosovën në grupmoshat U-17 të drejtuar nga Besnik Kollari, shkruan Zëri.info.

Asllani momentalisht luan tek Union Berlini në grupmoshat U-17.

Deri më tani këtë edicion në Bundesliga U-19, futbollisti i talentuar nga Kosova ka zhvilluar shtatë ndeshje dhe 624 minuta lojë.

Statistikat e tij me skuadrën e njohur gjermane janë tejet të frikshme.

Asllani ka arritur të shënojë gjithsej 12 gola dhe ka dhuruar tri asistime.

Mesatarja e tij është një gol për 52 minuta./Zëri.info