Debutoi me barazim në stolin e Milanit, ja çfarë thotë Pioli

Debutoi me barazim në stolin e Milanit, ja çfarë thotë Pioli

Sport October 21, 2019 - 09:45
Detajet

Stefano Pioli debutoi të dielën me një barazim 2:2 ndaj Lecces në stolin e Milanit, transmeton zeri.info 

Strategu italian tha se pa gjëra pozitive nga kjo ndeshje, derisa u shpreh se Milani mund të mësojë nga ky barazim, i cili erdhi në minutat shtesë të takimit.

“Është për të ardhur keq, kishte gjëra pozitive, por ne donim fitoren dhe nuk e morëm atë për shkak të gabimeve tona. Pashë disa lëvizje të mira, kualitet dhe shpirt, por nëse e lini ndeshjen e hapur, mund të keni një befasi të pakëndshme në fund”, ka deklaruar Pioli.

“Kjo ndeshje do të na ndihmojë neve që të mësojmë shumë, për atë që bëmë dhe atë që duhej të kishim bërë”, u shpreh ai./Zëri