Legjenda e Manchester Unitedit reagon pas puthjeve dhe përqafimeve mes lojtarëve para ndeshjes me Liverpoolin

Legjenda e Manchester Unitedit reagon pas puthjeve dhe përqafimeve mes lojtarëve para ndeshjes me Liverpoolin

Sport October 21, 2019 - 09:11
Detajet

Roy Keane ka kritikuar lojtarët e Manchester Unitedit dhe të Liverpoolit për përqafimet dhe puthjet e tyre ndaj njëri tjetrit, pak momente para se të hynin në “luftë”, transmeton zeri.info

Manchester Unitedi ishte nikoqir i Liverpoolit dje, në ndeshjen që u mbyll në barazim 1:1.

“Ju po shkoni në luftë, përqafime dhe puthje, as mos i shikoni. Ju po shkoni në luftë dhe po përqafoni njëri-tjetrin”, ka thënë Keane.

“Flisni me ta pas ndeshjes ose as mos iu flisni fare atyre”, ka shtuar ai./Zëri

Image