U pretendua për një faull te goli i Rashofrdit, kjo është përgjigja epike e Solskjaerit  

U pretendua për një faull te goli i Rashofrdit, kjo është përgjigja epike e Solskjaerit  

Sport October 21, 2019 - 08:56
Detajet

Ole Gunnar Solskjaer është tallur me Liverpoolin për golin kontrovers të Manchester Unitedit, transmeton zeri.info

“Djajtë e kuq” kaluan në epërsi 1:0 të dielën falë një goli të Marcus Rashford nga epërsia, me VAR-in që kontrolloi një incident më herët për një faull të mundshëm ndaj Divock Origi nga Victor Lindelof gjatë ndërtimit të aksionit.

Por, ky gol bëri që Jurgen Klopp të acarohej në stol.

“Ata shënuar një gol që tregon të gjitha problemet me VAR-in. Për mua, ishte një faull i qartë”, tha Klopp më pas.

Ndërkohë, Solskjaer mendon se vendimi i gjyqtarëve ishte i drejtë.

“Faull? S’ka shans, ne nuk po luajmë basketboll. Ai e preku atë, por nuk është një gabim i pastër dhe i qartë”, u shpreh Solskjaer.  

Ndërkohë, në fund ndeshja u mbyll me shifrat 1:1./Zëri