Woodward tregon nëse Manchester Unitedi është në shitje

Woodward tregon nëse Manchester Unitedi është në shitje

Sport October 21, 2019 - 08:33
Detajet

Zëvendëspresidenti ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward ka deklaruar se klubi nuk është në shitje, me familjen Glazer që nuk është duke e menduar largimin nga “Old Trafford”, transmeton zeri.info 

Familja Glazer bleu së pari një pjesë të aksioneve në vitin 2003 para se ta kompletojë pronësinë e klubit në 2005-n.

“Bazuar në atë që shoh, ata do të jenë për një kohë të gjatë. Me respekt për ofertat apo për pyetjet për çmimin, mesa e di unë nuk ka pasur diskutime për një çmim për klubin apo ndonjë gjë të tillë. Çdo bisedë që kemi është e bazuar për kohë afatgjate”, ka thënë Woodward.

“Ne jemi financiarisht të fortë. Ne mbahemi vetë”, ka shtuar ai./Zëri