A është i gatshëm City për ta fituar Ligën e Kampionëve? Kjo është përgjigja interesante e Guardiolas

A është i gatshëm City për ta fituar Ligën e Kampionëve? Kjo është përgjigja interesante e Guardiolas

Sport October 21, 2019 - 08:19
Detajet

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka kërkuar nga ekipi i tij që të jetë më fikas dhe është shprehur se forma momentale e tyre para portës nënkupton që ata nuk janë të gatshëm për ta fituar Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info 

“Qytetarët” kanë triumfuar me rezultat identik 2:0 në tri ndeshjet e fundit të tyre, me Crystal Palacen që ishte skuadra e fundit që u mposht nga kampioni anglez.

Derisa diferenca mes Manchester Cityt dhe liderit të Premierligës, Liverpool u ngushtua në gjashtë pikë, Manchester City mund të kishte fituar me numër më të madh golash në “Selhurst Park” nëse do të ishte më efikas.

City e pati posedimin e topit në 72% të kohës dhe regjistroi 21 goditje ndaj Crystal Palacet.

“Njerëzit flasin për Ligën e Kampionëve, atë objektiv. Ne ende nuk jemi gati. Ne krijojmë shumë, nuk pësojmë, por mund të përmirësohemi. Ne kemi shënuar shumë në dy edicionet e kaluara dhe nuk kam dyshime për këtë, por ne duhet të vazhdojmë tutje, të punojmë me këtë”, tha Guardiola./Zëri