Drejtori i Dritës para derbit në 'Fadil Vokrri': Prishtina është Prishtinë, nuk i dihet

Drejtori i Dritës para derbit në 'Fadil Vokrri': Prishtina është Prishtinë, nuk i dihet

Sport October 20, 2019 - 23:59
Detajet

FC Prishtina i është kthyer fitoreve në Superligën e Kosovës në futboll.

Kundër Ferizajt në Ferizaj, skuadra e Armend Dallkut arriti të fitojë me rezultat 2:0, shkruan Zëri.info.

Ndeshja e radhës për kryqytetasit është ndaj Dritës në 'Fadil Vokrri'.

Drejtori i Dritës Valon Zymberi thotë se vetë fakti që ndeshja do të zhvillohet në Prishtinë, do të jetë më cilësore.

"Ndeshja me FC Prishtinën është si çdo ndeshje tjetër e rëndësishme për Dritën", tha fillimisht Zymberi në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"Kur të luajmë në 'Fadil Vokrri', edhe loja është më cilësore për shkak të infrastrukturës", vlerësoi Zymberi.

"Sa i përket ndeshja, FC Prishtina është FC Prishtinë dhe nuk i dihet asnjëherë", shtoi ai./Zëri.info