Nuhiu: Nëse luajmë si sot, nuk do t'i kemi problem fitoret

Nuhiu: Nëse luajmë si sot, nuk do t'i kemi problem fitoret

Sport October 20, 2019 - 16:50
Detajet

Në kuadër të javës së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll, Drita ka regjistruar fitoren e radhës.

Në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, "Intelektualët" fituan me rezultat të pastër 2:0 ndaj Ballkanit, raporton Zëri.info.

Pas ndeshjes, trajneri i Dritës Ardian Nuhiu është shprehur i kënaqur me fitoren.

“E kemi analizuar mirë kundërshtarin pasi e dinim sa i fortë është Ballkani dhe lojtarët i realizuan të gjitha punët e dhënën", tha fillimisht Nuhiu për SS Kosova, përcjell Zëri.info.

"Kështu që them se nëse luajmë dhe punojmë kështu si sot besoj se nuk do të kemi problem të vijmë te fitorja”, vlerësoi Nuhiu.

Ndryshe, me fitoren e sotme, Drita ngritet në vendin e parë me 21 pikë të tubuara./Zëri.info