Bekim Isufi justifikohet në këtë mënyrë për humbjen nga FC Prishtina

Bekim Isufi justifikohet në këtë mënyrë për humbjen nga FC Prishtina

Sport October 20, 2019 - 16:42
Detajet

FC Ferizaj ka pësuar humbje zhgënjyese në kuadër të javës së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e zhvilluar në Ferizaj, vendasit janë mposhtur me rezultat të pastër 0:2 nga FC Prishtina, raporton Zëri.info.

Pas ndeshjes, trajneri i Ferizajt Bekim Isufi tha se skuadra e tij nuk kishte fat.

“Djemtë kanë luftuar janë angazhuar kemi pasur mundësi por nuk kishte fat", tha fillimisht Isufi për SS Kosova, përcjell Zëri.info.

"Nuk e di pse jashtë luajmë mirë fitojmë, ndërsa vendas nuk kemi rezultate. Si mysafirë po jemi më të qetë ndërsa në fushën tonë po kemi presion", vlerësoi Isufi.

"Sot nuk ishim konkretë në rastet e ofruar dhe kjo na ndëshkoi", shtoi ai./Zëri.info