Superliga live: Mbyllen ndeshjet

Superliga live: Mbyllen ndeshjet

Sport October 20, 2019 - 13:02

Java e 10 e Ipko Superligës së Kosovës në futboll vazhdon sot me dy superndeshje.

Skuadra pretendente për titull Drita në fushën e vetë e pret befasinë më të madhe të këtij kampionati Ballkanin i cili tashmë ka hapur kandidaturën për kreun e tabelës.

Ndeshja tjetër është ajo në Ferizaj ku skuadra e Ferizajt ndeshet me Prishtinën, shkruan Zëri.info.

Të dyja ndeshjet fillojnë në ora 14:00.

Superliga Live

Drita – Ballkani 2:0

Mbyllen ndeshja

min 75' Gjyqtari Besfort Kasumi ka ndarë edhe kartonin e tretë të kuq, këtë herë për Liridon Lecin  e Dritës. Shumë tollovi në derbi.

Min 64' Karton i kuq për Ballkanin, Edmond Turku u ndëshku diret me te kuqin pas ndërhyrjes së ashpër në Bunjamin Shabanin. Edhe trajneri Ismet Munishi përjashtohet për protesta.

 Min 46' Nis pjesa e dytë. Tri zëvëndesime i ka bërë Ismet Munishi i Ballkanit

Mbyllet pjesa e parë

Min 38' Kushtrim Gashi i Ballkanit dhe Xhevdet Shabani i Dritës janë ndëshkuar me kartonë të verdhë pas kacafytjes mes vete. Loja është bukur e nxehtë.

24' Gooool Fortunato ka ngritur epërsin për Dritën me një gol të bukur.

min 22', Gjyqtari kryesor Besfort Kasumi duket se do të ketë shumë punë pasi ndeshja duket e ashpër. Kasumi me karton të verdhë ka ndëshkuar edhe trajnerin e Ballkanit, Ismet Munishin.

Min 4' Goool Izair Emini ka kaluar në epërsi Dritën me një gol të bukur.

Min 1': Nis ndeshja

Formacionet

Drita: Tofiloski, Gërbeshi, Cuculi, Limani, Leci, Bujar Shabani, Vucaj, Emini, Xh. Shabani, Bunjamin Shabani, Fortunato. Trajner: Ardian Nuhiu

Ballkani: Ruxhi, Krasniqi, Potoku, Berisha, Sinani, Kuç, Turku, Gashi, Baftiu, Topalli, Hoxha. Trajner: Ismet Munishi

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Visar Kastrati

Ferizaj – Prishtina 0:2

Mbyllet ndeshja

Min 8 Goool, Ahmed Januzi i Prishtinës ja ka shuar të gjitha shpresat Ferizajt për të marrë rezultat pozitiv pasi ka shënuar gol për rezultatin 2:0, gjë që duket se ka marrë fund gjthçka sa i përket fituesit

Min 47' Ferizaj përmes Qerkinit pati rast të mirë por shtylla e shpëtoi Prishtinën.

Min 46' Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

Min 22', Goool Prishtina ka kaluar në epërsi me golin e Meriton Korenicës pas asistit  të Leonit Abazit.

Min 13' Prishtina po duket më këmbngulëse në këtë fillim. Abazi kishte një mundësi të mirë por topi kaloi jashtë portës.

Min 1': Nis ndeshja

Formacionet:

Ferizaj:: Kaçiu, Shajlani, Kuka, Bardhi, Qerkini, Asani, Shaqiri, Mustafa, Livoreka, Shala, Orana. Trajner: Bekim Isufi

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Bekteshi, Ibrahimi, Bardhoku, Boshnjaku, Krasniqi, Abazi, Uka, Korenica, Januzi. Trajner: Armend Dallku

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Erduan Baliqi, Driton Preniqi, Bardh Ajeti