Prishtina e pakapshme

Prishtina e pakapshme

Sport October 20, 2019 - 12:08
Detajet

Skuadra e Prishtinës në konkurrencën e meshkujve në hendboll e ka fituar edhe ndeshjen e katërt rresht në Superligën e Kosovës. Prishtina fitoi ndaj Drenicës me rezultat 41:25, shkruan Zëri.info. Skuadra bardhekaltër, që në pjesën e parë e ka bërë shkëputjen e madhe, duke fituar me 20:11. Prishtina është në vendin e parë me 8 pikë, dy më shumë se Besa Famgas që ka një lojë më pak.

O. Beshiri me 12 gola dhe A. Bajqinovci me 11 ishin më efikasët te Prishtina. F. Gashi realizoi 10 gola për Drenicën.

Fitore kanë shënuar edhe Kastrioti e Vushtrria. Kastrioti në Ferizaj e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 26:25, ndonëse luajti pa shumicën e lojtarëve kryesorë. Për Kastriotin është fitorja e dytë nga tri ndeshje të luajtura.

Vushtrria fitoi ndaj Llapit me rezultat 31:26. Vushtrria po ashtu shënoi fitoren e dytë kurse është e treta në tabelë me 5 pikë.

Dy ndeshje tjera janë të dielen.

Prishtina – Drenica 41:25 (20:11)

Prishtina: Ademi 1, Agushi, Beqiraj, Abazi 7, Bajqinovci 11, Fetahu 4, Gjuka 3, Beshiri 12, Kuleta 2, Sherifi, Prekazi 1, Hoxha

Drenica: Baliu, Hamza 3, Batatina 3, Zekaj 2, Binaku 2, Sahiti 5, Muqolli, Geci, Gashi 10

Kastrioti – Vëllaznimi 26:25 (13:12)

Kastrioti: Sahiti, Ramadani 4, Beqiri 2, Selmani 3, Tafarshiku 4, Salihu 4, M. Selmani 8, Jupa, Brahimi, Qerimi

Vëllaznimi: Brahushi, Hoxha, Kuqi, Lluka, Mamusha 1, Neziri 12, Morina, Luzha 1, Halili 2, Rexha 3, Rama 4, Fana 1

Vushtrria – Llapi 31:26 (18:13)

Vushtrria: Ibishi, Pllana, Demiri, Musa 4, Sadiku, Karaqa, Abazxhiku 2, Selaci, Gubetini 4, M. Jashari 2, Jashari 2, A. Karaqa 5, Miftari 2, Klinaku 9, F. Musa 1, Mehmeti

Llapi: Hyseni, Havolli, Osmani, Bugujevci 1, Muqiqi 5, Hoxha 7, Beshiri 2, Hasani 6, Bajrami, Visoka 4, Mani 1, J. Mani