Solskjaer tallet me Liverpoolin para derbit të sotëm

Solskjaer tallet me Liverpoolin para derbit të sotëm

Sport October 20, 2019 - 10:46
Detajet

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer është tallur me Liverpoolin para derbit ndeshjes mes dy ekipeve që do të zhvillohet sot, transmeton zeri.info

Solskjaer është tallur me mungesën e titullit të ligës te Liverpooli që 30 vjet, derisa ka thënë se një gjë e tillë nuk do t’i ndodhë “djajve të kuq”.

Liverpooli u shpall kampion për herë të fundit në Angli në vitin 1990.

Që prej asaj kohe, Unitedi ka fituar 13 tituj në Premierligë, derisa për herë të fundit triumfoi në edicionin 2012/2013.

“Jam i sigurt që ne do të rikthehemi dhe do ta fitojmë ligën. Dhe jam i sigurt që nuk do bëhen 30 vjet deri në Premierligën e ardhshme që ne do ta fitojmë”, ka thënë Solskjaer./Zëri