E turpshme, futbollistët e klubit anglez detyrohen ta lëshojnë fushën për shkak të fyerjeve raciste

E turpshme, futbollistët e klubit anglez detyrohen ta lëshojnë fushën për shkak të fyerjeve raciste

Sport October 20, 2019 - 10:09
Detajet

Lojtarët e Haringey Boroughit e lëshuan fushën në ndeshjen ndaj Yeovil Toënit, takim ky i vlefshëm për raundin e katërt kualifikues të Kupës FA, transmeton zeri.info

Tifozët mysafirë të Yeovilit ofenduan në baza raciste portierin e Haringeyt, Valery Pajetat dhe mbrojtësin Coby Rowe, duke bërë që skuadra vendase ta lëshojë fushën – veprim ky që ndodhë për herë të parë në Angli.

Ky incident ndodhë më pak se një javë pasi treshja e përfaqësueses angleze, Raheem Sterling, Tyrone Mings dhe Marcus Rashford u abuzuan në baza raciste në Bullgari.

“Nëse dënohemi dhe eliminohemi, nuk më interesin. Abuzimi i disa lojtarëve të mi ishte i gërditshëm”, ka thënë trajneri i Haringeyt, Tom Loizou./Zëri

Image

Image